
Çfarë është “In Motion”?
Një program që mbështet sipërmarrjet mikro dhe të vogla përmes:
- Këshillimit teknik të personalizuar për të përmirësuar aftësitë menaxhuese të pronarëve të bizneseve;
- Grant-eve lehtësisht të arritshme për përditësimin e pajisjeve të biznesit;
- Modernizimit të imazhit tregtar.
Cili është objektivi i “In Motion”?
Nxitja e konkurrencës së sipërmarrjeve mikro dhe të vogla përmes këshillimit të personalizuar si dhe dhurimit për përditësimin e pajisjeve dhe imazhit tregtar.
Si implementohet?
Census për të vlerësuar situatën socio-ekonomike të bizneseve për të identifikuar përfituesit e mundshëm.
Diagnostifikim të situatës aktuale të biznesit dhe sipërmarrësit.
Këshillim teknik i personalizuar për të zbatuar ndërhyrje me impakt të lartë përmes konsulentëve të akredituar.
Rritje e konkurrueshmërisë së biznesit duke rinovuar imazhin tregtar dhe pajisjet.
Kriteret e përzgjedhjes
-
Sipërmarrjet mikro dhe të vogla
-
Sipërmarrjet me deri në 9 të punësuar
-
Sipërmarrjet që kanë ushtrim zyrtar aktiviteti përpara datës 26 nëntor 2019
-
Sipërmarrjet që ndodhen në një prej 11 bashkive të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 (Tiranë, Durrës, Krujë, Shijak, Lezhë, Kurbin, Mirditë, Vorë, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë)
Bizneset në pronësi të grave janë veçanërisht të inkurajuara të aplikojnë!
Cilat janë benefitet për sipërmarrjet mikro dhe të vogla?
Përmirësim i aftësive teknike, menaxhuese dhe administrative
Forcim i qendrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë si rrjedhojë e rinovimit të imazhit tregtar dhe pajisjeve
Fuqizimi i përfituesve për një përmirësim të vazhdueshëm edhe pas ndërhyrjes
Rezultatet në Shqipëri deri në shtator 2021
15
Biznese të rimëkëmbura dhe të përforcuara
2
Vende të reja pune të krijuara
15
Biznese me imazh tregtar të përmirësuar
53%
Biznese me inventar të përcaktuar
10%
Rritje e fitimeve
Lajme
Histori të shkurtra nga përfituesit tanë.