berber_Nazi_w
Pronar: Nazi Picari Koha e ushtrimit të aktivitetit: 38 vite Lloji i aktivitetit: Berber

Përshkrim i shkurtër i biznesit

Nazi ka punuar si berber prej 38 vitesh. Nga një fshat i vogël në veri të Shqipërisë, ai është shpërngulur në Shkozet. Nazi është i vetmi që siguron jetesën për familjen e tij me 6 anëtarë. Dyqani i tij ndodhej në një ndërtesë që u shemb pas tërmetit. Ai mori me qira një dyqan të vogël aty pranë dhe rifilloi aktivitetin.

Përmes In Motion, ky biznes përmirësoi imazhin e tij tregtar dhe zëvendësoi disa prej mjeteve kryesore të punës, të cilat ishin dëmtuar gjatë 26 nëntorit.

Planet In Motion

  • Përfshirja e vajzës së tij në regjistrimin dhe analizimin e blerjeve dhe shitjeve.

  • Përpilimi dhe ekspozimi i një protokolli higjiene për të rritur cilësinë e shërbimit.

  • Përmirësimi i vizibilitetit të biznesit përmes fletëpalosjeve dhe elementëve të rinj.

  • Vendosja e marrëdhënieve  me institucionet aty pranë për të shtuar klientelën dhe besimin.

  • Regjistrimi i rregullt i të dhënave të shitjeve për të pasur një analizë më të qartë të fitimit dhe hapësirave për përmirësim.

Rezultatet

Inventar i përcaktuar

Rritje e fitimit

Imazh i ri tregtar

Start typing and press Enter to search