Artboard 28

Pronar: Paulin Nikolli

Koha e ushtrimit të aktivitetit: 10 vite

Lloji i aktivitetit: Byrektore

Përshkrim i shkurtër i biznesit

Paulini ka një përvojë të gjatë në përgatitjen e byrekëve e po ashtu shërben kafe në barin e tij. Aty punon së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët që e ndihmojnë ndonjëherë. Ky biznes është i vetmi burim të ardhurash për familjen e tij. Dyqani nuk ka dëme të dukshme prej tërmetit, por pajisjet kryesore që shërbejnë për ushtrimin e aktivitetit janë dëmtuar.

Falën Motion, tani dyqani i tij ka një imazh të ri tregtar dhe po ashtu pajisje të reja për të vijuar ushtrimin e aktivitetit.

Planet In Motion

  • Përcaktimi i detyrave të qarta për çdo anëtar të familjes.

  • Oferta të ndryshme në produkte të ngjashme dhe inovative për të shtuar klientelën.

  • Adoptimi i mjeteve të reja të punës për të shtuar prodhimin dhe efiçencën.

  • Ekspozimi i procedurave dhe shenjave të sigurisë, sidomos në kuzhinë.

  • Përshtatja e tavolinave dhe karrigeve për ushqim të shpejtë për të minimizuar kohën që klientët kalojnë ulur.

  • Analizimi dhe krahasimi i të dhënave të shitjeve dhe blerjeve për të pasur një ide të qartë rreth ecurisë së biznesit dhe se çfarë duhet përmirësuar.

  • Përcaktimi i një buxheti për shitjet dhe blerjet mbështetur në analizën e tyre në kohë për të pasur një ide të qartë të performancës së biznesit.

Rezultatet

Inventar i përcaktuar

Rritje e fitimit

Imazhi i ri tregtar

Start typing and press Enter to search