
Pronar: Fejzulla Cenaj
Koha e ushtrimit të aktivitetit: 11 vite
Lloji i aktivitetit: Byrektore
Përshkrim i shkurtër i biznesit
Themeluar 13 vite më parë nga dy vëllezër, Byrektore Hasi është i vetmi burim të ardhurash për një familje me 13 persona. Dyqani ka hapësirë të mjaftueshme për të përgatitur byrekë dhe për të pasur disa tavolina në ambientin e brendshëm. Brenda kanë një pemë të madhe që e bën këtë ambient më tërheqës. Ata jetojnë larg prej byrektores dhe duhet të marrin së paku dy mjete të ndryshme transporti për të mbërritur aty. Biznesi ka potencial të lartë, duke konsideruar cilësinë e produkteve dhe mënyrën se si është organizuar dyqani.
Përmes In Motion, ata kanë një imazh të ri tregtar si edhe disa pajisje të reja, për të zëvendësuar ato që u dëmtuan prej tërmetit të 26 nëntorit.
Planet In Motion
Përcaktimi i qartë i roleve të dy vëllezërve për të kursyer kohë dhe për të shtuar produktivitetin.
Marrëveshje me bizneset e mëdha që kanë aty pranë.
Përmirësimi i ambientit të brendshëm të dyqanit, duke përdorur pjesën e përparme për klientët.
Shkrimi i një procedure për të operuar me përgatitjen e produkteve.
Shkrimi i një procedure për ruajtjen e produkteve dhe protokollin e pastërtisë.
Zhvillimi i një plani mujor për blerjet dhe shitjet.
Regjistrimi i përditshëm i shitjeve dhe blerjeve.
Rezultatet
Inventar i përcaktuar
Rritje e fitimit
Imazh i ri tregtar