
Pronar: Desilda Gjoka
Koha e ushtrimit të aktivitetit: –
Lloji i aktivitetit: Sallon manikyr & pedikyr
Përshkrim i shkurtër i biznesit
Dila është një grua në mes moshë që jeton me vajzën e saj 25 vjeçare dhe djalin 18 vjeçar. Ajo ka disa probleme shëndetësore si pasojë e një aksidenti me makinë vite më parë. Shtëpia e tyre është tërësisht e shkatërruar dhe është kategorizuar me rrezikshmëri të lartë, ndaj kanë marrë me qira një apartament në zonën e plazhit. Ndërsa shëndeti i Dilës u përkeqësua si pasojë e tërmetit, shpenzimet u rritën dhe vajza e saj vendosi të ndiqte një kurs për grim dhe manikyr për të siguruar të ardhura. Tani është në kërkim të një dyqani pranë banesës dhe derisa ta gjejë do të ofrojë shërbimet e saj nëpër shtëpi.
Falë In Motion, biznesi i saj ka një imazh të ri tregtar dhe po ashtu mjete të reja pune.
Planet In Motion
Organizimi i kohës së Desildës midis kujdesit për nënën, shtëpisë dhe biznesit.
Ndjekja e një fushate marketingu në fillim, me qëllim rritjen e njohjes së biznesit dhe tërheqjen e klientelës.
Përdorimi i kanaleve të ndryshme për komunikim.
Aplikimi i ofertave gjatë muajit të parë.
Aplikimi i elementëve të filozofisë së 5S-v për të krijuar një imazh të mirë të biznesit.
Parashikimi i një buxheti për shitjet dhe blerjet për të ndjekur tregun dhe për të përmirësuar aktivitetin.
Regjistrimi dhe analizimi i shitjeve për të pasur një ide të qartë të ecurisë së biznesit.
Rezultate
Imazh i ri tregtar