
Përshkrim i shkurtër i biznesit
Themeluar para 20 vitesh, Parukeri Florida ka një reputacion të mirë, por nuk ka bërë asnjë investim gjatë viteve të fundit. Dëmi i shkaktuar prej tërmetit e vendosi këtë biznes në një pozicion më të vështirë se konkurrentët e tij. Situata e dy përfaqësueseve të biznesit është e ndryshme, por të dyja janë sigurueset kryesore të të ardhurave për familjet e tyre. Pronarja e biznesit jeton me bashkëshortin e saj ndërsa Anila, përfaqësuesja e sallonit, është e martuar dhe ka dy fëmijë të vegjël.
Përmes In Motion, biznesit iu mundësua një imazh i ri tregtar si edhe rinovimi i disa pajisjeve thelbësore.
Planet In Motion
Krijimi i paketave promocionale të cilat do të nxisin klientët ekzistues të blejnë më shumë shërbime.
Pjesëmarrja në aktivitete dhe takime me hotele të mëdha aty pranë që do të rrisin vizibilitetin e biznesit e si rrjedhojë edhe shitjet.
Përcaktimi dhe përpilimi i procedurave apo rregulloreve të thjeshta që do të shtojnë besimin e klientëve dhe do të shërbejnë gjithashtu si mjet për marketing.
Përmirësimi i zonës së pritjes.
Regjistrimi i të dhënave të shitjeve dhe vendosja e një kulture për një analizë mujore shitjesh.
Regjistrim i të dhënave të inventarit.
Rezultatet
Inventar i përcaktuar
Rritje e fitimit
Prezencë online
Imazh i ri tregtar