
Përshkrim i shkurtër i biznesit
Miriam i kishte bërë disa rinovime pas tërmetit. Dyqani i tij ndodhet pranë hoteleve që duheshin shembur. Ai është i pajisur me shenjat njoftuese të biznesit mirëpo ka humbur disa mjete pune. Po ashtu, mobiljet kryesore janë të vjetra dhe të dhuruara nga familjarë për të zëvendësuar të mëparshmet.
Falë In Motion, biznesit iu përcaktua imazhi tregtar si edhe iu mundësuan disa mjete pune kyçe, të cilat ishin dëmtuar prej tërmetit të 26 nëntorit.
Planifikimi In Motion
Përcaktimi i orarit të punës të asistentit/nipit për të ndihmuar në organizimin e punës dhe për të përmirësuar aftësitë.
Një imazh i qartë tregtar që komunikon një emër unik.
Krijimi i një profili online për dyqanin.
Pajisja me rafte të posaçme për produktet, pa i përzier me mjetet e punës apo gjëra të tjera.
Analizimi i shitjeve dhe blerjeve.
Rezultate
Inventar i përcaktuar
Rritje e fitimit
Imazh i ri tregtar