Xhulio dhe Bora_w
Pronar: Anila Kostreni Koha e ushtrimit të aktivitetit: 4 vite Lloji i aktivitetit: Market

Përshkrim i shkurtër i biznesit

Zonja që ka në ngarkim ushqimoren ka humbur të shoqin në nëntor të vitit 2019 dhe tani jeton me prindërit e të shoqit, vajzën dhe familjen e djalit. Dyqani ndodhet në një zonë ku ka edhe markete të tjera pranë. Raftet janë të organizuar në një mënyrë rastësore dhe jo sipas sjelljes së konsumatorit. Njëkohësisht ata janë duke paguar qira dhe një kredi.

Falë In Motion, biznesi tani ka një imazh të ri tregtar dhe pajisje të reja, për të zëvendësuar të dëmtuarat gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Planet In Motion

  • Nxitja e mbështetjes nga ana e vajzës, e cila nuk është e punësuar dhe nuk ndjek studimet. Kjo do të shtojë cilësinë e shërbimit ndaj klientëve.

  • Përcaktimi i roleve të qarta të anëtarëve të familjes për të përmirësuar menaxhimin e kohës dhe cilësinë e shërbimit.

  • Fokusimi në shitjet e produkteve lokale si ullinjtë, qumështi, vezët e fshatit për t’u diferencuar prej konkurrencës.

  • Krijimi i ofertave me produktet lokale për të rritur shitjet dhe për të tërhequr klientë të rinj.

  • Organizimi i rafteve sipas sjelljes së konsumatorit dhe produkteve të nevojave bazë.

  • Rritja e vizibilitetit të produkteve specifike për të rritur shitjet impulsive në kasë.

  • Regjistrimi i shitjeve mbështetur në kategorinë e produkteve për të pasur një ide më të mirë të fitimit.

  • Përcaktimi i një politike të çmimeve.

Rezultatet

Inventar i përcaktuar

Rritje e fitimit

Imazh i ri tregtar

Start typing and press Enter to search