
Përshkrim i shkurtër i biznesit
Marinela është pjesë e komunitetit rom dhe dy vite më parë është mbështetur nga një program për zhvillimin e aftësive dhe trajnim profesional në estetikë. Programi e mbështeti gjithashtu në themelimin e biznesit të saj. Ajo është vetëm 20 vjeç dhe punon së bashku me nënën e saj. Ato sigurojnë të ardhurat në familjen e tyre prej pesë pjesëtarë. Prej tërmetit humbën mjetet e tyre kryesore të punës dhe disa pajisje të vogla.
Falë In Motion kanë krijuar imazhin e tyre tregtar si edhe kanë zëvendësuar mjetet e dëmtuara si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.
Planet In Motion
Krijimi i prezencës online për të shtuar vizibilitetin e biznesit, për të komunikuar promocione dhe për të zgjeruar tregun me qëllimin e rritjes së shitjeve.
Ekspozimi i procedurave të punës për të përmirësuar cilësinë dhe imazhin e biznesit (sidomos procedurat e lidhura me higjienën).
Regjistrimi i shitjeve, blerjeve dhe veprimeve të tjera.
Planifikimi i blerjeve mbështetur në shitje për të rritur likuiditetin.
Rezultatet
Inventar i përcaktuar
Rritje e fitimit
Prezencë online
Imazh i ri tregtar