Martini_mish i fresket gici_w

Pronar: Martin Marku

Koha e ushtrimit të aktivitetit: 10 vite

Lloji i aktivitetit: Dyqan mishi

Përshkrim i shkurtër i biznesit

Çifti që administron dyqanin e mishit ka 10 vite në këtë biznes. Dyqani u dëmtua plotësisht nga tërmeti dhe e gjithë godina u klasifikua me rrezikshmëri të lartë për të jetuar. Ata morën me qira një tjetër dyqan aty pranë, por dyqani ndodhej ne një rrugë të qetë dhe prej kësaj humbën mjaft klientë. Pjesa më e madhe e blerësve të tyre janë klientë të rregullt. Ky biznes ka mundësi të mira për të ndryshuar dhe për t’u përmirësuar nëse prezanton disa produkte shtesë të mishit të derrit.

Përmes In Motion, ata kanë një imazh të ri tregtar si edhe disa pajisje të reja, për të zëvendësuar ato që u dëmtuan prej tërmetit të 26 nëntorit.

Planet In Motion

  • Përcaktimi i aktiviteteve dhe ndarja e roleve.

  • Zhvillimi i lidershipit për gratë.

  • Krijimi i marrëdhënieve me restorante dhe mensa institucionesh për të zgjeruar tregun.

  • Prezantimi i produkteve të reja dhe ofertave të ndryshme për të shtuar interesin e klientëve dhe shitjet (oferta javore për produktet gjysmë të gatuara apo shishqebapin).

  • Përcaktimi i rregullave dhe procedurave për menaxhimin e produktit për të rritur cilësinë dhe besimin e klientëve.

  • Përdorimi i mjeteve shtesë për të rritur sigurinë e ushqimit.

  • Regjistrimi i shitjeve për të mundësuar krahasimin midis periudhave të ndryshme dhe për të përmirësuar planifikimin dhe vendimmarrjen për investime.

Rezultatet

Inventar i përcaktuar

Rritje e fitimit

Imazh i ri tregtar

Start typing and press Enter to search