Alba_w

Pronar: Alba Xheladini

Koha e ushtrimit të aktivitetit: 8 muaj

Lloji i aktivitetit: Parukeri

Përshkrim i shkurtër i biznesit

Alba është pjesë e komunitetit rom. Ka pasur mbështetjen e një OJF-je vendase për të përvetësuar aftësi të reja rreth parukerisë dhe estetikës. Ka tre fëmijë dhe jeton me bashkëshortin dhe prindërit e tij. Bashkëshorti i saj nuk ka një punë me kohë të plotë. Parukeria ndodhet në katin përdhe të shtëpisë së saj, por i mungon tërësisht reklamimi e po ashtu promovimi në rrjete sociale. Tërmeti dëmtoi pjesën më të madhe të mjeteve të saj të punës.

Falë In Motion, parukeria ka një imazh të ri tregtar si edhe mjete të reja pune, për të zëvendësuar mjetet e dëmtuara prej tërmetit të 26 nëntorit.

Planet In Motion

  • Kombinimi i shërbimeve për të krijuar paketa promocionale që do të shtojnë shitjet dhe do të ndryshojnë mentalitetin/traditat e komunitetit ndaj shërbimeve të bukurisë.

  • Krijimi i kanaleve të reja të prezencës online për të rritur vizibilitetin e biznesit dhe për të tërhequr klientë të rinj.

  • Përcaktimi i zonës së pritjes dhe zonës së punës pranë produkteve që janë në shitje.

  • Mbajtja e inventarit të produkteve për të përmirësuar procedurat dhe nivelin e produkteve në gjendje.

  • Regjistrimi i shitjeve për të përmirësuar vendimmarrjen rreth shërbimeve të ofruara, nevojave të klientit, promocioneve dhe fitimeve.

Rezultatet

Inventar i përcaktuar

Rritje e fitimit

Prezencë online

Imazh i ri tregtar

Start typing and press Enter to search