
Pronar: Rodion Rrapi
Koha e ushtrimit të aktivitetit: 6 vite
Lloji i aktivitetit: Dyqan shërbimesh elektronike
Përshkrim i shkurtër i biznesit
Prej disa vitesh, Rodioni ka një dyqan riparimesh elektronike në Durrës. Ai jeton me prindërit e tij që e ndihmojnë të menaxhojë biznesin. Dyqani ndodhet në një prej ndërtesave që u dëmtuan më shumë prej tërmetit të 26 nëntorit. Ai humbi disa produkte si edhe pajisjet e tij më të rëndësishme.
Falë In Motion, biznesit iu mundësua një imazh i ri tregtar dhe po ashtu disa pajisje të reja.
Planet In Motion
Përpilimi dhe përcaktimi i detyrave dhe procedurave në mënyrë të qartë.
Krijimi i një imazhi të dallueshëm biznesi.
Krijimi i një protokolli të thjeshtë për marrjen dhe kthimin e produkteve për riparim.
Ndjekja e filozofisë së 5S-ve, pastrimi i dyqanit dhe organizimi i mjeteve dhe produkteve.
Analizimi i produkteve dhe shërbimeve më të kërkuara duke mundësuar specializim të mëtejshëm.
Krijimi i një prezence online për të tërhequr klientë të rinj.
Një pamje e qartë e inventarit për të menaxhuar informacion të saktë rreth vlerës së biznesit dhe produkteve në gjendje.
Rezultatet
Inventar i përcaktuar
Rritje e fitimit
Imazhi i ri tregtar