Ana_w
Pronar: Ëngjëllushe Cenkollari Koha e ushtrimit të aktivitetit: 13 vite Lloji i aktivitetit: Rrobaqepësi

Përshkrim i shkurtër i biznesit

Ëngjëllushja punon si rrobaqepëse prej disa vitesh. Kishte një dyqan në të njëjtën ndërtesë ku banonte dhe punonte vetëm, por tërmeti i shkatërroi dyqanin edhe shtëpinë. E gjithë ndërtesa është kategorizuar si me rrezikshmëri të lartë. Humbi mjetet e punës dhe prodhimin. Tani ka marrë me qira një dyqan më të vogël ku vazhdon të ushtrojë aktivitetin.

Falë In Motion, tani biznesi i saj ka një imazh të ri tregtar dhe mjete të reja pune, për të zëvendësuar mjetet e dëmtuara prej tërmetit të 26 nëntorit.

Planet In Motion

  • Krijimi i një procedure për periudhat e pikut të punës për të përmirësuar menaxhimin.

  • Krijimi dhe menaxhimi i prezencës online të biznesit, nën kujdesin e djemve të saj.

  • Ofrimi i shërbimeve tek hotelet e mëdha aty pranë për të rritur kërkesën dhe për të konsoliduar disa produkte.

  • Krijimi i paketave promocionale të përbëra nga produktet më pak të shitura.

  • Krijimi i një profili online për të komunikuar me klientët.

  • Modifikimi i dyqanit për të krijuar dy hapësira të ndara, një për prodhim dhe një për shitje.

  • Krijimi i një pasqyre të qartë të produkteve në gjendje.

  • Përcaktimi i një buxheti të thjeshtë për shitje dhe blerje, mbështetur në të dhënat e biznesit.

Rezultatet

Inventar i përcaktuar

Rritje e fitimit

Prezencë online

Imazh i ri tregtar

Start typing and press Enter to search