Star elektrik_c

Pronari: Bardhok Hyseni

Koha e ushtrimit të aktivitetit: 4 muaj

Lloji i aktivitetit: Dyqan me produkte elektrike

Përshkrim i shkurtër i biznesit

Bardhi është i vetmi që siguron të ardhurat në familjen e tij. Ai ka punuar si elektriçist jashtë vendit dhe vendosi të kthehet për të hapur biznesin e tij. Në dyqan kishte materiale elektrike dhe abazhurë. Më 26 nëntor, dyqani u dëmtua tej mase prej tërmetit dhe e gjithë ndërtesa u klasifikua si e pabanueshme. Bardhi u këshillua të kërkonte një vend tjetër për dyqanin e tij, ndërkohë që produktet dhe pajisjet i ruante në shtëpi. Më 26 shkurt ai gjeti një dyqan me qira që nuk ishte shumë larg nga i pari dhe brenda javës rinisi aktivitetin.

Përmes In Motion, biznesit iu mundësua një imazh i ri tregtar si edhe rinovimi i disa pajisjeve thelbësore.

Planet In Motion

  • Krijimi i procedurave të thjeshta të shitjes për t’u aplikuar në të gjithë kanalet që do të rrisin produktivitetin dhe do të përmirësojnë imazhin e biznesit.

  • Përcaktimi i roleve dhe/ose procedurave më të shpeshta.

  • Përdorimi i një komunikimi të qartë për ofertat dhe promocionet në të gjithë kanalet.

  • Përdorimi i kanaleve online për shitje (veçanërisht në pritje të hapjes së dyqanit të ri) me qëllim rritjen e prezencës së biznesit dhe sigurimin e vazhdueshmërisë së aktivitetit.

  • Analiza e shitjeve sipas kohës, ditëve dhe numrin e produkteve për të përmirësuar vendimmarrjen rreth shitjeve, blerjeve dhe promocioneve.

  • Komunikimi dhe reklamimi i shërbimit të punëve elektrike do të tërheqë më shumë klientë dhe do të shtojë interesin në produkte dhe shërbime.

Rezultatet

Inventar i përcaktuar

Rritje e fitimit

Prezencë online

Imazhi i ri tregtar

Start typing and press Enter to search