
Pronar: Suela Driza
Koha e ushtrimit të aktivitetit: 12 vite
Lloji i aktivitetit: Bar Restorant
Përshkrim i shkurtër i biznesit
Suela ka një restorant të vogël ku shërben mëngjes dhe drekë. Dyqani i saj ndodhet në katin e parë të një ndërtese të dëmtuar, të pabanueshme për momentin. Suela është mjaft e zellshme dhe ka nisur ta pastrojë hapësirën prej rrënojave dhe papastërtive. Tani është në pritje të rinisë aktivitetin por duhet të presë rikonstruksionin e ndërtesës. Suela jeton në Xhafzotaj dhe restoranti i saj ndodhet në zonën e plazhit dhe është e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën për familjen e saj prej katër pjesëtarësh.
Falë In Motion, biznesi i saj ka një imazh të ri tregtar dhe po ashtu ka zëvendësuar pajisjet dhe mjetet e punës të dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
Planet In Motion
Përcaktimi i detyrave dhe roleve që të gjithë anëtarët e familjes të japin kontributin e tyre.
Përcaktimi i një menuje më të limituar për të përmirësuar cilësinë e produkteve dhe shërbimit, menaxhimin e stokut si edhe të një profili të diferencuar të biznesit.
Krijimi i një imazhi në treg për t’i dhënë mundësi biznesit të jetë më konkurrues dhe prezent.
Komunikimi i vazhdueshëm me klientët e rregullt për kërkesat e tyre.
Planifikimi i ofertave të ndryshme për të reduktuar kostot dhe për të përmirësuar imazhin e biznesit në komunitet.
Regjistrimi i produkteve dhe shitjeve për të rritur cilësinë dhe standardet.
Përcaktimi i produkteve më të parapëlqyera për të shtuar efiçencën e punës dhe shitjet.
Rezultatet
Inventar i përcaktuar
Rritje e fitimit
Imazh i ri tregtar