Xhemali_saldime_w

Pronar: Xhemal Avdi

Koha e ushtrimit të aktivitetit: 19 vite

Lloji i aktivitetit: Saldime

Përshkrim i shkurtër i biznesit

Xhemali është pjesë e komunitetit rom dhe nisi të punojë si saldator në Greqi ku fitoi pjesën më të madhe të përvojës së tij. Dyqani i tij ndodhet në katin përdhe të shtëpisë së tij të dëmtuar dhe tani i mungojnë një pjesë e mirë e mjeteve dhe pajisjeve.

Falë In Motion, tani dyqani i tij ka një imazh të ri tregtar si edhe pajisje e mjete të reja pune, për të zëvendësuar mjetet e dëmtuara prej tërmetit të 26 nëntorit.

Planet In Motion

  • Identifikimi i bizneseve bashkëpunëtore dhe vendosja e marrëdhënieve me ta për të rritur kërkesën dhe shitjet.

  • Nxitja e njohjes së biznesit përmes fletëpalosjeve, sms-ve etj.

  • Aplikimi i filozofisë së 5S-ve për të pasur një vend pune të pastër dhe të organizuar.

  • Regjistrimi i shitjeve dhe materialeve të investuara në produkte për të pasur një procedurë të saktë në përcaktimin e çmimeve.

  • Regjistrimi i të dhënave për materialet bazë për të përmirësuar procesin e shitjes dhe për të rritur likuiditetin.

Rezultatet

Inventar i përcaktuar

Rritje e fitimit

Imazh i ri tregtar

Start typing and press Enter to search