Programi për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe Qëndrueshmërinë
Një nismë që synon të forcojë sektorin privat në Shqipëri duke punuar drejtpërdrejt me bizneset, qeverinë qendrore, bashkitë, universitetet, partnerët e zhvillimit dhe aktorët e tjerë.
Çfarë nënkupton ERR?
ERR synon të stimulojë ekonominë shqiptare duke punuar drejtpërdrejt me sektorin privat për të zbatuar dy metodologji të zbatuara me sukses në shtete të tjera – In Motion dhe Metodologjia e Zhvillimit të Furnitorëve (SDM).
Programi financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeveria e Holandës.
Cili është objektivi i ERR?
ERR synon të forcojë sektorin privat në Shqipëri duke punuar drejtpërdrejt me bizneset, qeverinë qendrore, bashkitë, universitetet, partnerët e zhvillimit dhe aktorët e tjerë.
Çfarë është “In Motion”?
“In Motion” është një metodologji ndërkombëtare, e krijuar dhe e zbatuar me sukses nga UNDP në shumë vende të prekura nga fatkeqësitë natyrore. “In Motion” synon të mbështesë mikrobizneset për të rritur kapacitetin prodhues dhe zgjeruar tregun, nëpërmjet granteve për pajisje biznesi, modernizimit të imazhit tregtar si dhe këshillimit për përmirësimin e aftësive menaxhuese
Metodologjia u pilotua me sukses në 15 mikrobiznese në Bashkinë e Durrësit menjëherë pas tërmetit të Nëntorit 2019, duke mundësuar rihapjen e tyre përmes granteve për blerjen e pajisjeve të dëmtuara.
Çfarë është Metodologjia e Zhvillimit të Furnitorëve?
“Metodologjia e Zhvillimit të Furnitorëve” (SDM) është një metodë me një qasje biznesi dhe sociale, e cilat fokusohet në zinxhirë specifik vlere në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe synon të përmirësojë marrëdhëniet e biznesit midis kompanisë lider (një sipërmarrje e madhe ose e mesme) dhe furnitorëve të saj (sipërmarrje mikro, të vogla ose të mesme).
SDM është krjuar nga UNDP dhe është zbatuar me sukses në dymbëdhjetë shtete të ndryshme gjatë një periudhe pesëmbëdhjetë vjeçare, duke dëshmuar se funksionon më së miri në sektorë industrialë të thjeshtë apo të avancuar. Marka ndërkombëtare të mirënjohura si Nestlé, Nike, Zara, Bombardier, por edhe kompani të vogla dhe të mesme në sektorët e ushqimit, veshjeve, këpucëve, turizmit, automobilave dhe bujqësisë kanë punuar me sukses për të përmirësuar performancën në zinxhirët e tyre të vlerës përmes SDM.
Cilat janë rezultatet e pritshme?
Zinxhirët e vlerës
Përforcimi i zinxhirëve të vlerës në sektorë strategjikë të ekonomisë
Rimëkëmbja dhe qendrueshmëria
Rritja e kapaciteteve të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë për sipërmarrjet mikro dhe të vogla
Platformë inovative digjitale
Të dhëna dhe platformë inovative digjitale për të informuar politikbërjen
Rikualifikimi dhe plotësimi i aftësive
Programe rikualifikimi dhe plotësimi të aftësive për punëkërkuesit dhe të papunësuarit e rinj