
Çfarë është metodologjia “Rritu me biznesin tënd”?
Është një program mbështetje për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme që synon të përmirësojë aftësitë e tyre për të bërë biznes, duke i ndihmuar të zgjerojnë tregun dhe të integrohen në mënyrë efektive në zinxhirët ekzistues të vlerës. Mbështetja sigurohet përmes asistencës teknike të përsonalizuar dhe granteve për investime kapitale e përmirësimin e imazhit tregtar.
Cili është objektivi i “Rritu me biznesin tënd”?
Të rrisë kapacitetet e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme për të zgjeruar tregun dhe krijuar lidhje tregtare të qendrueshme dhe afatgjata me zinxhirët ekzistues të vlerës në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar
Si implementohet?
Pre-diagnoza
Mbledhja dhe analizimi i informacionit për zonën përfituese & përzgjedhja e bizneseve përfituese.
Ngritja e kapaciteteve
Forcimi i kapaciteteve menaxhuese përmes trajnimeve dhe asistencës teknike.
Njohja me ofertën dhe kërkesën
Diagnostikim i bizneseve përfituese dhe njohja me mundësitë e tregut.
Forcimi i biznesit
Zbatimi i modelit të përditësuar të biznesit & planeve të përmirësimit.
Ndërtimi i modelit të biznesit
Përditësimi i modelit të biznesit dhe hartimi i planeve të përmirësimit.
Promovimi i marrëdhënieve të biznesit
Formalizimi i marrëdhënieve midis bizneseve përfituese dhe kompanive kliente të mundshme.
Cilat janë përfitimet?
-
Rritje e nivelit të shitjeve dhe gjenerimi i të ardhurave të qendrueshme për përmirësimin e nivelit të jetesës së përfituesve.
-
Përmirësim i sistemeve të menaxhimit dhe rritje e produktivitetit.
-
Zbatim i standardeve kombëtare e ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë.
-
Krijimi dhe zgjerimi i lidhjeve me partnerë biznesi.
Rezultatet në Shqipëri deri në Gusht 2023
Cilat janë benefitet për sipërmarrjet mikro dhe të vogla?
Përmirësim i aftësive teknike, menaxhuese dhe administrative
Forcim i qendrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë si rrjedhojë e rinovimit të imazhit tregtar dhe pajisjeve
Fuqizimi i përfituesve për një përmirësim të vazhdueshëm edhe pas ndërhyrjes
Të rejat e fundit
Histori të shkurtra nga përfituesit tanë.