
Çfarë është Metodologjia e Zhvillimit të Furnitorëve (SDM)?
SDM është një metodë me një qasje biznesi dhe sociale, e cila fokusohet në zinxhirë specifik vlere në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe synon të përmirësojë marrëdhëniet e biznesit midis kompanisë lider (një sipërmarrje e madhe ose e mesme) dhe furnitorëve të saj (sipërmarrje mikro, të vogla ose të mesme).
Cili është objektivi i SDM?
SDM synon të harmonizojë objektivat dhe kërkesat strategjike midis sipërmarrjeve, pjesë e një zinxhiri vlerash të caktuara, duke promovuar menaxhim, operacione dhe praktika komunikimi më të mira.
Cilët janë elementët kryesorë të SDM?
Përmirësimi i marrëdhënies së biznesit midis kompanisë kryesore dhe furnitorëve të saj.
Ndërtimi i marrëdhënieve të dobishme në zinxhirin e vlerës me benefite për të dy palët.
Përmirësimi i konkurrueshmërisë së kompanive dhe rritja e cilësisë së produkteve/shërbimeve.
Forcimi i kapaciteteve konkurruese të sektorëve strategjikë duke fuqizuar zinxhirët e vlerës dhe duke promovuar punësim cilësor.
Programi i Zhvillimit
të Furnitorëve
SDP është një nga tre metodologjitë e suksesshme ndërkombëtare që stimulon ekonominë shqiptare duke rritur produktivitetin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zinxhirët strategjikë të vlerës.
Cilat janë grupet kryesore të interesit?
Kompanitë lider
Kompanitë furnitore
Dhomat e tregtisë
Qeveria dhe institucionet akademike
Partnerë ndërkombëtar të zhvillimit
Rezultatet në Shqipëri deri në Gusht 2023



Si implementohet?

Cilat janë përfitimet për kompaninë lider?
Promovimi i praktikave efektive të komunikimit me furnitorët
Reduktimi i kostove në zinxhirin e vlerës
Shmangia e pengesave në linjën e prodhimit
Reduktimi i rrezikut për produkte/shërbime me cilësi të ulët
Cilat janë përfitimet për furnitorët?
Përmirësimi i praktikave të menaxhimit
Çmime më konkurruese (rritje e produktivitetit dhe reduktim i kostos)
Përmirësimi i afateve të dorëzimit të produkteve
Përmirësimi i shërbimit ndaj klientit
Të rejat e fundit
Histori të shkurtra nga përfituesit tanë.