Pas tërmetit: Duke bashkuar përvojën e së kaluarës me mundësitë e së ardhmes

Xhemal Avdi është një saldator me përvojë, aftësitë e të cilit janë i vetmi burim të ardhurash për familjen e tij prej 7 anëtarësh.

Prej një moshe të re, jeta e kushtëzoi Xhemalin të ishte shumë punëtor për të mbijetuar. Duke qenë pjesë e komunitetit rom, ai ndjente se duhet të përpiqej pesë herë më shumë se njerëzit e tjerë që njihte për të marrë çfarë meritonte.

Ndonjëherë, ai dhe i biri janë të vetmit që mund të sigurojnë diçka për familjen e tyre të madhe pasi e shoqja vuan nga një dëmtim i rëndë në gju që i vështirëson të ecurën, e jo më punën. Pjesa tjetër e fëmijëve janë ende të mitur dhe Xhemali në vend që t’i vendosë në punë, i nxit që të vazhdojnë shkollën, si e vetmja mënyrë për të shmangur vështirësitë që ai kalon çdo ditë.

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi Durrësin, qytetin e tij, ia ktheu botën përmbys duke i marrë gjithçka kishte për të siguruar të ardhmen: shtëpinë, punishten, mjetet e punës dhe pajisjet. Në një minutë të vetme, që Xhemalit iu duk si një vit, familja me shtatë anëtarë mbeti pa asnjë burim të ardhurash për të ardhmen e afërt.

Si një njeri që nuk humbet kohë, Xhemali nisi të rregullonte dëmet e punishtes së tij, por nuk kishte mundësi financiare të zëvendësonte mjetet e punës që i kishte si një pjesë të vetes. Në ditët e para pas tërmetit, kur pluhuri i ndërtesave të shembura nuk kishte zënë vend akoma në rrugët e qytetit të dytë më të madh të Shqipërisë, Xhemali gjeti shpëtim tek miqtë e tij që i dhanë hua disa mjete për të përballuar pasiguritë dhe vështirësitë e para.

The only thing the earthquake left behind in Xhemal’s workshop

Shumë shpejt, Xhemali u bë pjesë e 15 përfituesve të programit In Motion nga UNDP, një program që synon të rimëkëmbë mikrobizneset më të prekura si edhe të përmirësojë gjendjen e tyre socio-ekonomike pas katastrofës që la 51 të vdekur dhe mbi 3.000 të plagosur.

Pjesë e strategjisë së ndërhyrjes është shndërrimi i pronarëve të bizneseve apo punëtorëve të thjeshtë në sipërmarrës gati pPjesë e strategjisë së ndërhyrjes është transformimi i pronarëve të bizneseve apo punëtorëve të thjeshtë në sipërmarrës, me aftësi për të ndryshuar imazhin e biznesit të tyre pas krizës. Kjo metodologji ishte testuar me sukses edhe më parë, në vende të prekura nga katastrofa natyrore. 15 pronarë të mikrobizneseve më të dëmtuara në Bashkinë Durrës firmosën angazhimin e tyre dhe nisën menjëherë nga puna për rehabilitimin e jetës së tyre.

The ‘In-Motion’ team began work with Programme beneficiaries only days after the earthquake

Gjatë këshillimeve të para, Xhemali nuk fliste shumë por ishte i vëmendshëm dhe mbante shënime. Ai u tregua i vendosur që të bënte gjithçka nevojitej për të rimëkëmbur biznesin e tij, për të përmirësuar aftësitë e tij sipërmarrëse, për të krijuar imazhin në treg dhe për të shfrytëzuar më së miri pajisjet dhe mjetet e reja të punës. Në çdo hap të procesit ai u asistua nga ekipi i programit.

“Që i vogël, rruga e vështirë e jetës më mësoi se veprimet të çojnë më larg se fjalët, ndaj parapëlqej më shumë të dëgjoj e të veproj sesa të flas. Mbledhjet ishin vendi i duhur për këtë pasi kishte shumë për të mësuar e për të praktikuar në zanatin të cilit i kam kushtuar jetën. Tani, po shikoj rezultatet e mira që erdhën pas atij tërmeti që na tmerroi. Është prova se, pas çdo të keqeje, nëse nuk dorëzohemi dhe nuk humbasim shpresën, diçka e mirë mund të vijë. Ky ishte mësimi më i madh që mora”- thotë Xhemali.

Brenda shtatë muajsh punë, trajnime personale dhe këshillim të personalizuar, më në fund Xhemali ka një punishte të mirëpajisur me mjete pune. Ai përvetësoi metodologjinë In Motion e veçanërisht filozofinë e 5S-ve (përkatësisht në shqip si: kategorizo-rendit-pastro-standardizo dhe mbështet), që e shndërruan punishten e tij nga një magazinë të sajuar me mjete e mobilje shtëpie, në një ambient pune të pastër, të sigurt dhe produktiv. Sot, dyqani i tij është një vend ku klientët janë të mirëpritur për të folur rreth shërbimeve të ofruara. Ndërsa logo e biznesit së tij tërheq vëmendjen e kujtdo, edhe të atyre që nuk janë në kërim të një saldatori.

“Krijimi dhe përshtatja e një pakete të plotë, bashkë me imazhin e biznesit, e nxiti Xhemalin dhe djalin e tij që të merrnin masa shtesë. Aktualisht punishtja e tyre është duke u promovuar në një grup në Facebook dhe ka gjeneruar shumë kërkesa për aktivitete të reja biznesi”- thotë një konsulent i UNDP që ka punuar ngushtësisht me Xhemalin.

Pas asistencës teknike të mundësuar nga In Motion, ku çdo përfituesi iu dha një fond prej 1.500$, Xhemali u inkurajua dhe u ndje i motivuar për të vlerësuar modelin e tij të biznesit. Ai vëzhgoi operacionet e tij të biznesit dhe eksploroi mënyra të reja për të zgjeruar modelin e biznesit, për të shtuar shitjet dhe për të ecur përpara.

Edhe më i sigurt për të përballuar sfidat e jetës, ai nuk u tremb kur pandemia Covid-19 mbërriti në Shqipëri dhe papritmas ndikoi në bizneset e vogla, por shfrytëzoi aftësitë e mësuara për të përballuar edhe këtë pengesë. Duke e kuptuar se maska e tij e saldatorit nuk ishte e mjaftueshme për të ruajtur klientët që ishin shtuar në momentin kur vendi hyri në karantinë, ai hapi një grup në Facebook për biznesin e tij dhe nisi të merrte porosi online, pa u penguar nga mungesa e kontaktit fizik. Së bashku me djalin vazhdoi të punonte në punishten e tij.

Xhemal’s Facebook page can be found through the handle @XhemaliSaldime

Kështu, duke vlerësuar biznesin dhe këshillat teknike nga skuadra e In Motion, ai bëri ndryshimet e duhura sipas gjërave që dinte dhe atyre që mësoi. Biznesi i tij jo vetëm u rimëkëmb, por u përmirësua tërësisht.

Pasi kuptoi se çfare duhej për të drejtuar një model të suksesshëm biznesi, Xhemali nisi të vlerësojë edhe furnitorët e tij. Ai kërkoi furnitorë tek të cilët mund të mbështetej dhe kërkoi suport. Promovimi i punës së tij nuk u kufizua në Durrës por u zgjerua në disa qytete, kjo edhe falë vendimit për të kaluar online. Imazhi i përshtatur i biznesit, logo dhe idetë e biznesit së bashku me mjetet e punës që u mundësuan nga In Motion, ishin thelbësore në rritjen e numrit të klientëve të rinj.

Xhemal’s business acquired a new logo to represent its activity

“Ne kemi rënë dhe jemi ngritur shumë herë. Kjo është një prej tyre”- u thotë shpesh Xhemali klientëve të tij të rregullt, si një përqasje pozitive për të përballuar jetën.

Xhemali është shembull se katastrofat natyrore mund të jenë jashtë kontrollit tonë, por nëse nuk dorëzohemi, ne mund të reagojmë e të ngrihemi më të fortë se ç’mendojmë. Sot ai qëndron në këmbë me forcat e tij.

Artikulli është publikuar në Medium.

Start typing and press Enter to search