IN-MOTION-DARK

Çfarë është “In Motion”?

Një program që mbështet sipërmarrjet mikro dhe të vogla përmes:

  • Këshillimit teknik të personalizuar për të përmirësuar aftësitë menaxhuese të pronarëve të bizneseve;
  • Grant-eve lehtësisht të arritshme për përditësimin e pajisjeve të biznesit;
  • Modernizimit të imazhit tregtar.

Cili është objektivi i “In Motion”?

Nxitja e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve mikro dhe të vogla përmes këshillimit të personalizuar si dhe granteve për përditësimin e pajisjeve dhe imazhit tregtar.

Si implementohet?

1

Census për të vlerësuar situatën socio-ekonomike të bizneseve për të identifikuar përfituesit e mundshëm.

2

Diagnostifikim të situatës aktuale të biznesit dhe sipërmarrësit.

3

Këshillim teknik i personalizuar për të zbatuar ndërhyrje me impakt të lartë përmes konsulentëve të akredituar.

4

Rritje e konkurrueshmërisë së biznesit duke rinovuar imazhin tregtar dhe pajisjet.

Kriteret e përzgjedhjes

  • Sipërmarrjet mikro dhe të vogla

  • Sipërmarrjet me deri në 9 të punësuar

  • Sipërmarrjet që kanë ushtrim zyrtar aktiviteti përpara datës 26 nëntor 2019

  • Sipërmarrjet që ndodhen në një prej 11 bashkive të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 (Tiranë, Durrës, Krujë, Shijak, Lezhë, Kurbin, Mirditë, Vorë, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë)

    Bizneset në pronësi të grave janë veçanërisht të inkurajuara të aplikojnë!

Rezultatet në Shqipëri deri në Dhjetor 2023

0
Konsulentë biznesi të certifikuar

0
Orë trajnimi të ofruara​

0
Biznese përfituese​

0
Orë asistence teknike të ofruara ​

0
Trajnime të ofruara ​

0
Individë përfitues në total​

0
Përfitues të trajnuar​

View before and after pictures of commercial image changes from our beneficiaries.

Cilat janë benefitet për sipërmarrjet mikro dhe të vogla?

Përmirësim i aftësive teknike, menaxhuese dhe administrative

Forcim i qendrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë si rrjedhojë e rinovimit të imazhit tregtar dhe pajisjeve

Fuqizimi i përfituesve për një përmirësim të vazhdueshëm edhe pas ndërhyrjes

Play Video

Një vit pas tërmetit

UNDP pilotoi ‘In Motion’ në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit 2020. Programi synon të rivitalizojë ekonomitë lokale dhe të ndihmojë mikro-bizneset të rimëkëmben nga pasojat e tërmetit dhe pandemisë Covid-19.

Foto nga përfituesit

Start typing and press Enter to search