Pas tërmetit: Ndryshime të bëra enkas për punën e një jete në rrobaqepësi

Tërmeti nuk mund të shkatërronte shpresën e saj për t’u rimëkëmbur, duke marrë në konsideratë potencialin e madh që kishte biznesi.

Engjëllushe Cenkollari ka qenë rrobaqepëse gjithë jetën. Njihet për krijimtarinë e saj, aftësitë në stilim, syrin e mprehtë për detaje, mirësjelljen dhe energjinë pozitive.

Biznesi i vogël i Engjëllushes, “Rrobaqepësi Ana”, kishte një numër të konsiderueshëm klientësh përpara tërmetit të 26 nëntorit që goditi fort qytetin bregdetar të Durrësit. Godina ku ajo jetonte dhe punonte u bë e pabanueshme prej asaj dite.

Photo: © UNDP Albania

Mirëpo, çka nuk mundi të shkatërronte tërmeti me magnitudë 6.4, ishte shpresa e saj për t’u rimëkëmbur, duke marrë në konsideratë potencialin e madh që kishte biznesi i saj.

What the earthquake left behind. Photo: © UNDP Albania

Edhe më e motivuar se më parë, përballëmureve të shembura që kishin qenë jeta e saj e mëparshme, Engjëllushja nisi të kërkonte një vend të ri ku të zhvendoste dyqanin dhe kështu, u bë një ndër përfitueset e programit In Motion nga UNDP.

Pas tërmetit që la 51 viktima dhe mbi 3.000 të plagosur, UNDP nisi një projekt pilot për të stabilizuar jetesën dhe për të përmirësuar kushtet socio-ekonomike të disa prej mikrobizneseve të prekura prej tij.

Metodologjia In Motion, e zbatuar me sukses në vende të tjera të prekura nga katastrofa natyrore, mblodhi pronarët e mikrobiznesevemë të prekura; 15 prej tyre nënshkruan pjesëmarrjen e tyre. Programi mundësoi rihapjen e tyre pas tërmetit , përmirësoi  aftësitë menaxhuese  të pronarëve, mundësoi grante për blerjen e pajisjeve të reja dhe i ndihmoi ata të modernizonin imazhin e tyre tregtar.

Kur 15 pronarët e bizneseve që do të merrnin pjesë në programin In Motion, u takuan për herë të parë në 27 janar, Engjëllushja foli për dëmtimin e pajisjeve, mjeteve të punës dhe mobiljeve.  Portofoli i klientelës së saj ishte i ndarë midis atyre që e njihnin e që do ta ndiqnin kudo që të hapej dyqani i ri dhe ata që rrezikonte t’i humbiste prej mungesës së marketingut dhe imazhit në treg.

Në vetëm gjashtë muaj punë dhe këshillim të personalizuar , pavarësisht ndikimit të COVID-19, “Rrobaqepësi Ana” përmirësoi inventarin, analizën e shitjeve dhe atë financiare. Metoda japoneze e 5 S-ve u bë filozofia e saj drejtuese në vendin e punës, ku 5 S-të qëndrojnë respektivisht në shqip si: kategorizo-rendit-pastro-standardizo dhe mbështet.  Këto hapa synojnë të shtojnë produktivitetin, sigurinë, imazhin, qëndrueshmërinë, pastërtinë e një biznesi dhe të ulin pengesat e kostot.

The 5S Japanese method stands for “sort, set in order, shine, standardize and sustain”. Photo: © UNDP Albania

Kundër të gjithë gjasave, pandemia COVID-19 që ndikoi negativisht në ekonominë botërore, nuk e lejoi Engjëllushen të humbiste besimin apo pengoi rrugën e biznesit të saj drejt suksesit. Duke përfituar nga kanalet online që nisën të shfrytëzonin bizneset nëpër botë dhe në veçanti, mbështetjen online që ofroi In Motion për pronarët, modernizimi i dyqanit të saj dhe procesi i shitjes vijoi i pandërprerë nga virusi.

“Rrobaqepësi Ana”, aktualisht i promovon produktet dhe shërbimet e saj online, në WhatsApp dhe Instagram. Profili i saj zyrtar në Instagram është @ana_rrobaqepesi dhe tashmë ka siguruar 1.500 ndjekës.

Së shpejti, biznesi i Engjëllushes do të pajiset edhe me mobilje dhe makineri të reja, duke zëvendësuar ato që u shkatërruan prej tërmetit, siç është parashikuar në program për të maksimizuar efektet e asistencës teknike dhe mbështetjen. UNDP ka financuar përfituesit me një shumë  totale prej 1.500$ për secilin për t’u dhënë mundësi të përmirësojnë biznesin edhe falë asistencës teknike dhe rezultateve të analizës së kryer. Këto fonde, gjithashtu, do të ndihmojnë Engjëllushen të vendosë në praktikë gjithçka mësoi gjatë procesit të rritjes së kapaciteteve nëpërmjet In Motion.

Etiketat dhe tabelat e realizuara, që janë pjesë e imazhit promocional të biznesit, do të jenë qershia mbi tortë që do ta shndërrojë rrobaqepësinë e Engjëllushes nga një dyqan i vogël në lagje, në një shërbim të cilësisë së lartë, të njohur në të gjithë Durrësin.

“Më e mira që mund të bësh është të buzëqeshësh, të vazhdosh punën dhe të jesh mirënjohëse për mundësitë dhe të mirat që të rrethojnë. In Motion, për mua dhe familjen time, ishte një mundësi e jashtëzakonshme. Përtej mbështetjes materiale, dita ime ndryshon kur vjen për vizitë stafi i programit. Ata janë aq të përkushtuar dhe me aq shumë ide të reja. Më kanë dhuruar një tjetër imazh për biznesin tim, që unë e pëlqej dhe e vlerësoj shumë”, thotë Engjëllushja.

“Duke biseduar me Engjëllushen kam kuptuar se qëndrimi pozitiv në kohë të vështira është më e mira që mund të bësh për veten dhe ata përreth. Engjëllushja krijon një atmosferë të ngrohtë edhe për klientët e saj. Është një grua e thjeshtë, miqësore, punëtore dhe mirënjohëse, me dëshirë të madhe të përmirësojë biznesin dhe aftësitë e saj. Në këtë situatë, nuk është shumë e zakonshme për bizneset e vogla që të reflektojnë një mendje të hapur si Engjëllushja. Me sjelljen që tregoi gjatë trajnimeve në grup, ajo ndikoi edhe në bizneset e tjera. Është fat që e kemi në programin tonë”, thotë një prej konsulentëve të UNDP që ka punuar me Engjëllushen.

““Rrobaqepësi Ana” është shembulli i parë prej shumë të tjerëve që do të vijojnë, për të dëshmuar angazhimin e UNDP për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe profesional për ata që u dëmtuan nga katastrofa natyrore më fatale që ky vend ka përjetuar në 99 vitet e fundit.

‘Ana Rrobaqepesi’ is now also making face masks to protect people from COVID-19. Photo: © UNDP Albania

Ky artikull është publikuar në UN.org.

Start typing and press Enter to search