SDP-DARK

Çfarë është Metodologjia e Zhvillimit të Furnitorëve (SDM)?

SDM është një metodë me një qasje biznesi dhe sociale, e cila fokusohet në zinxhirë specifik vlere në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe synon të përmirësojë marrëdhëniet e biznesit midis kompanisë lider (një sipërmarrje e madhe ose e mesme) dhe furnitorëve të saj (sipërmarrje mikro, të vogla ose të mesme).

Cili është objektivi i SDM?

SDM synon të harmonizojë objektivat dhe kërkesat strategjike midis sipërmarrjeve, pjesë e një zinxhiri vlerash të caktuara, duke promovuar menaxhim, operacione dhe praktika komunikimi më të mira.

Cilët janë elementët kryesorë të SDM?

1

Përmirësimi i marrëdhënies së biznesit midis kompanisë kryesore dhe furnitorëve të saj.

2

Ndërtimi i marrëdhënieve të dobishme në zinxhirin e vlerës me benefite për të dy palët.

3

Përmirësimi i konkurrueshmërisë së kompanive dhe rritja e cilësisë së produkteve/shërbimeve.

4

Forcimi i kapaciteteve konkurruese të sektorëve strategjikë duke fuqizuar zinxhirët e vlerës dhe duke promovuar punësim cilësor.

Programi i Zhvillimit
të Furnitorëve

SDP është një nga tre metodologjitë e suksesshme ndërkombëtare që stimulon ekonominë shqiptare duke rritur produktivitetin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zinxhirët strategjikë të vlerës.

Cilat janë grupet kryesore të interesit?

Kompanitë lider

Kompanitë furnitore

Dhomat e tregtisë

Qeveria dhe institucionet akademike

Partnerë ndërkombëtar të zhvillimit

Rezultatet në Shqipëri deri në Dhjetor 2023

0
Konsulentë biznesi të certifikuar

0
Trajnime të ofruara ​

0
Biznese përfituese​

0
Orë asistence teknike të ofruara​

0
Orë trajnimi të ofruara​

0
Individë përfitues në total​

0
Përfitues të trajnuar​

Si implementohet?

Cilat janë përfitimet për kompaninë lider?

  • Promovimi i praktikave efektive të komunikimit me furnitorët

  • Reduktimi i kostove në zinxhirin e vlerës

  • Shmangia e pengesave në linjën e prodhimit

  • Reduktimi i rrezikut për  produkte/shërbime me cilësi të ulët

Cilat janë përfitimet për furnitorët?

  • Përmirësimi i praktikave të menaxhimit

  • Çmime më konkurruese (rritje e produktivitetit dhe reduktim i kostos)

  • Përmirësimi i afateve të dorëzimit të produkteve

  • Përmirësimi i shërbimit ndaj klientit

Foto nga përfituesit e SDP

Start typing and press Enter to search