UNDP shënon fillimin e zbatimit të Metodologjisë së Zhvillimit të Furnitorëve

Programi për Zhvillimi i Kombeve të bashkuara në Shqipëri (UNDP Albania) ka shënuar fillimin e zbatimit të Metodologjisë së Zhvillimit të Furnitorëve në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe Qëndrueshmëri (Economic Recovery and Resilience – ERR). Përfaqësues nga UNDP në Shqipëri, përmes një takimi në ambientet e kompanisë Starmar, zyrtarizuan një marrëveshje bashkëpunimi mes të dyja palëve. 

Takimi në kompaninë Starmar. Foto: UNDP Albania
Takimi në kompaninë Starmar. Foto: UNDP Albania

Kompania Starmar, e cila operon në sektorin e turizmit si edhe rrjeti i furnitorëve të saj strategjik janë përzgjedhur për t’u mbështetur përmes këtij programi.

Nën praninë edhe të ekspertëve ndërkombëtarë të SDP-së, stafit të kompanisë Starmar, si edhe të përfaqësuesve nga furnitorët kryesorë të kompanisë, u bë një prezantim i SDP-së tek furnitorët e kompanisë Starmar, duke u fokusuar kryesisht në përfitimet që ata kanë nga zbatimi i kësaj metodologjie.  

Starmar si edhe furnitorët e saj do të nisin një rrugëtim 10-12 mujor, gjatë të cilit, me mbështetjen e asistencës teknike nga konsulentë të trajnuar, do të fokusohen në ngritjen e kapaciteteve, përmirësimin e standardit të shërbimit, si dhe zgjerimin e aksesit në treg.

SDP është një metodologji me një qasje biznesi dhe sociale, e cila është zbatuar me sukses nga UNDP në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, në më shumë se 12 shtete të ndryshme, përgjatë 15 viteve të fundit. Në thelb, programi synon të zhvillojë kapacitetet e furnitorëve lokal, me synim final nxitjen e potencialeve për eksport dhe rritjen e punësimit.

Programi i Zhvillimit të Furnitorëve, pjesë e Projektit të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe Qendrueshmërisë, financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeveria e Holandës dhe zbatohet nga UNDP. 

Start typing and press Enter to search