In Motion Astir – Trajnimet e fundit për 35 mikrobiznese të prekura nga tërmeti dhe pandemia

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në kuadër të Projektit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe Qëndrueshmërinë, ka zhvilluar trajnimet e fundit në grup mbi Metodologjinë “In Motion” në Astir për 35 biznese pjesë të programit.

Metodologjia “In Motion” ndihmon mikrobizneset e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe Covid-19, me grante për pajisje biznesi, modernizim të imazhit tregtar si dhe këshillim për përmirësimin e aftësive menaxhuese.

Fillimisht kjo metodologji është pilotuar në Bashkinë e Durrësit, menjëherë pas tërmetit të 26 Nëntorit, ku 15 biznese të dëmtuara nga tërmeti u mbështetën me pajisje të reja, trajnime dhe asistencë teknike të personalizuar. Tashmë UNDP po implementon metodologjinë “In Motion” në 35 biznese në zonën e Astirit, Bashkia Tiranë, biznese të cilat janë të prekura nga tërmeti dhe pandemia Covid19.

Për një periudhë 3 mujore, 35 bizneset pjesë e “In Motion” Astir, kanë qenë pjesë e trajnimeve në grup dhe e këshillimeve të personalizuara individuale, nga ekspertë të biznesit dhe të imazhit tregtar. Bizneset janë trajnuar mbi përmirësimin e planit të biznesit, financat, shitjet, marketingun, si edhe kanë marrë rekomandime se si mund të aplikojnë në bizneset e tyre, hapat si: planikimi i biznesit, organizimi, monitorimi i aktiviteteve, financat, marketingu, shërbimet etj.  

Për të maksimizuar efektet e asistencës teknike dhe mbështetjen, “In Motion” do të mundësojë që këto 35 biznese të pajisen me pajisje/makineri të reja për bizneset e tyre, si dhe me një imazh të ri e të pëmirësuar tregtar.

In Motion Astir është pjesë e projektit “Rimëkëmbja Ekonomike dhe Qëndrueshmëria” (ERR), zbatohet nga UNDP dhe mbështetet nga Bashkia Tiranë.

ERR financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeveria Hollandeze.

Start typing and press Enter to search